A mund të zgjidhet vetëm një ngjyrë nga gjithë shumllojshmëria që kemi?! Sipas ekspertëve të Pantone Color Institute, përgjigja është po. Për vitin 2019, organizata e ka quajtur Living Coral ngjyrën e vitit, duke shkruar në një njoftim për shtyp se ngjyra e cila është si shkëmbinjtë e koraleve siguron një “strehë” për të gjithë ngjyrat e tjera. Përveç paraqitjes së njërit prej ekosistemeve më thelbësore dhe madhështore të tokës,kjo ngjyrë e përzgjedhur për 2019 “është një ngjyrë ushqyese që shfaqet në mjedisin tonë natyror dhe njëkohësisht tani është në mediat sociale, në sfilatat e fundit. Pra, ajo duket po aq e bukur për tu parë në jetën reale sa dhe në det. Koral është shfaqur si një ngjyrë shumë e dëshiruar në në fund të viteve ’40 dhe në fillim të viteve ’50. Në vitin 1950 Vogue përfshiu një pjesë të koleksionit nga Elsa Schiaparelli, me tonet e kuqe dhe portokalli. Pas kësaj, u bë një ringjallje e shkurtër e ngjyrës së koralit. Deri diku, stilistët u kthyen në këtë ngjyrë koral për Pranverën e 2019. Marc Jacobs e nisi koleksionin e 2019 me ngjyrat pastel por gjithashtu përfshiu, disa ngjyra koralesh për veshje gjatë ditës.