Fjalë Kyçe

Njihuni me ‘Qeverinë’ e re të BE-së, komisioneri për Zgjerim do jetë hungarez

Njihuni me ‘Qeverinë’ e re të BE-së, komisioneri për Zgjerim do jetë hungarez

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka prezantuar kabinetin e ri.

“Sot jam e lumtur të paraqesë Komisionin tim të balancuar, të zhdërvjellët dhe modern, i cili drejtohet me vendosmëri, i përqendruar qartë në çështjet që kemi në duar dhe jep përgjigje”, shkruan Von Der Leyen.

Komisioneri për Zgjerim, Ursula von der Leyen ka zgjedhur hungarezin László Trócsányi.

Ai është anëtar i Parlamentit Evropian dhe më parë ka shërbyer si Ambasador i Hungarisë në Francë dhe ministër i Drejtësisë për pesë vite.

Ndërkohë, Johanes Hahn, i cili mbante këtë detyrë, do të vijojë të qëndrojë në ‘Qeverinë’ e BE-së pasi i është caktuar posti i Komisionerit për Buxhetin.

Sa i përket funksioneve të tjera, veçohet emërimi i Paolo Gentilonit në krye të Komisionit për Ekonominë dhe Phil Hogan që do të drejtojë Komisionin e Tregtisë.