Fjalë Kyçe

Njohësit e Drejtësisë të habitur me vendimin e Speciales për Calin: E frikshme të bëhen gabime të tilla

Njohësit e Drejtësisë të habitur me vendimin e Speciales për Calin: E frikshme të bëhen gabime të tilla

Kjo pasi që ata pretendojnë se dënimi maksimal që mund t’i jepej komandant Calit është deri në 20 vite.

Një gjë e tillë duke u bazuar në ligjet e ish-Jugosllavisë, meqë krimet e pretenduara datojnë në atë periudhë.

Medina Kadriu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se është e paqartë pse u veprua ndryshe.

“Ajo çka mund të themi është se është e frikshme dhe e papranueshme që kjo gjykatë të bëjë gabime të tilla. Andaj duhet të presim që Gjykata ta publikojë aktgjykimin dhe të kuptojmë se si ka ardhur në përfundim”, deklaroi ajo në T7.

Kadriu thotë se dënimi komandant Calit mund të i zvogëlohet vetëm në shkallën e dytë.

“Mbrojtja mundet me kërku zvogëlimin e dënimit, mundet më kërku që z. Mustafa të shpallet i pafajshëm e poashtu mundet me kërku që rasti të kthehet në rigjykim”.

E në lidhje me moszbatimin e ligjit të Jugosllavës, avokati Skender Musa jep një arsyetim tjetër.

“Kur është ne pyetje krimet e luftës, zbatohen Konventa Ndërkombëtare, e Drejta Penale Ndërkombëtare dhe Zakonet e Mira. Si dhe zbatohet edhe ligji për Dhomat e Specializuara dhe Kodi Penal i Kosovës për shkak se për këto vepra ka të drejtë të ligji të nxirret por edhe të zbatohet në mënyrë retroaktive, prapë me efekt prapaveprues”, theksoi ai.

Musa shton se ndaj të akuzuarve të tjerë, i njëjti mund të përdoret.

“Te ata ka vepra penale që janë të përfshirë pas vitit 1999, konkretisht muaji qershor dhe ata nuk të gjykohen në bazë të Zakoneve të Mira të të Drejtës Ndërkombëtare.”

Për këtë temë asnjëherë nuk ka pasur deklarim nga Gjykata Speciale.