Fjalë Kyçe

“No time to die” në Tiranë/ Vipat që morën pjesë në premierë

“No time to die” në Tiranë/ Vipat që morën pjesë në premierë

Filmi i shumëpritur nga publiku, “No time to die”, ndoshta i fundit i sagës së agjentit 007, ka mbërritur tashmë edhe në Tiranë.

Pasditen e sotme, u shfaq në kinema Millenium, filmi i agjentit James Bond, ndërsa të pranishëm ishin edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe dhe ambasadori anglez Alastair King-Smith.

Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe parakalimi në tapetin e kuq, ku disa nga të ftuarit VIP do të fotografohen apo mund të intervistohen.Erion Veliaj, Elva Margariti, Blendi Çuçi, Bora Zemani, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, Elvana Gjata, Eneda Tarifa e plot personazhe të njohur të jetës publike u bënë bashkë në këtë shfaqje të parë të filmit të ri të Bond.