Fjalë Kyçe

Nord Stream 2 shpall falimentin, pushon të gjithë punonjësit

Nord Stream 2 shpall falimentin, pushon të gjithë punonjësit

Nord Stream 2, kompania me bazë në Zvicër që ndërtoi tubacionin kryesor të gazit që lidh Rusinë me Gjermaninë ka paraqitur zyrtarisht falimentimin, tha një zyrtar zviceran për transmetuesin shtetëror SRF.

Kompania gjithashtu pushoi nga puna të gjithë punonjësit e saj, duke vënë në dukje sanksionet amerikane si arsyen e kolapsit të kompanisë.

Rreth 106 punonjës, e gjithë fuqia punëtore lokale e kompanisë kanë marrë tashmë zyrtarisht njoftimet e ndërprerjes, tha drejtoresha Silvia Thalmann-Gut, duke përmendur sanksionet e SHBA-së kundër kompanisë si shkakun e kolapsit të saj sot.

SHBA vendosën sanksione ndaj Nord Stream 2 AG javën e kaluar pasi Rusia njohu dy rajonet e shkëputura me Ukrainën para se të niste sulmin ushtrarak në të gjithë vendin.