Fjalë Kyçe

E tmerrshme: Nuk arriti të menaxhojë stresin nga koronavirusi – infermierja italiane bën vetëvrasje

E tmerrshme: Nuk arriti të menaxhojë stresin nga koronavirusi – infermierja italiane bën vetëvrasje

Një infermiere 34-vjeçare italiane, e cila punonte në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit “San Gerardo”  të Monza, bëri vetëvrasje të martën.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, e njëjta kishte rezultuar pozitive me coronavirus, dhe kishte jetuar me stres të rëndë nga frika se mos kishte infektuar të tjerët, transmeton Telegrafi.

Lajmin e ka konfirmuar edhe federata kombëtare e reparteve të infermierëve në Itali.

Ndryshe në Itali gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 601 viktima duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 6,077.