Fatmir Gashi, zëvendësministër i Financave, ka thënë se nuk ka asnjë arsye që deputetët e Kuvendit të Kosovës të mos e votojnë buxhetin.Ai ka folur të enjten në emisonin “Ekonomiks” të RTK-së.“Unë nuk shoh asnjë arsye që ky buxhet të mos kalojë, i cili është buxhet i qytetarëve.
Unë shpresoj që të gjithë deputetët do të ulen dhe do ta shqyrtojnë. Unë shpresoj që më 31 janar ky buxhet do të kalojë me përqindje të lartë të votave”, ka thënë ai.
Kurse Zekerija Shabani, gazetar, mendon se Projektbuxheti mund të zvarritet, por ai do të votohet.“Kosovën vazhdimisht e kanë përcjellë kriza buxhetore, ku është krijuar panikë te qytetarët. Unë nuk shoh telashe, sepse nuk është interes as i deputetëve që të mbesin pa paga. Nuk shoh ndonjë pengesë që të mos kalojë buxheti”, ka thënë ai.