Fjalë Kyçe

“Nuk kemi frikë”, thotë presidenti i Ukrainës

“Nuk kemi frikë”, thotë presidenti i Ukrainës

President i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy thotë se veprimet e Rusisë po shkatërrojnë përpjekjet drejt paqes dhe procesin ekzistues të negociatave ndërkombëtare.

Ai thekson se Ukraina dëshiron paqen dhe mbështet një zgjidhje politike dhe diplomatike.

“Nuk kemi frikë”, deklaron ai, duke shtuar se vendi i tij është në pritje të hapave të qartë dhe efektivë të mbështetjes nga partnerët ndërkombëtarë.

Zelensky zotohet se Ukraina nuk do t’i japë asgjë askujt./KK