Fjalë Kyçe

Nuk kishte ndodhur më parë, Egjipti mbulohet nga dëbora

Nuk kishte ndodhur më parë, Egjipti mbulohet nga dëbora

Një fenomen i rrallë ka ndodhur në Egjipt ku bora është shfaqur në veri të vendit dhe në veçanti në qytetin e Aleksandrisë.

Sipas Kawa news, masat vigjilente janë marrë nga guvernatori, për të kuptuar më mirë këtë fenomen meteorologjik të panjohur në vend. Aleksandria, në kufi me bregdetin mesdhetar të Egjiptit , ka përjetuar reshjet e para të borës të këtij vitit, madje edhe së dekadës së fundit, sipas banorëve. Egjiptianët kanë postuar foto dhe video të shumta të rrugëve të qytetit nën një shtresë të hollë bore, duke ndarë entuziazmin e tyre për këtë mot “të stilit evropian” .

Teksa ky fenomen gëzon banorët, ka shqetësuar autoritetet lokale, të cilët vendosën të pezullojnë shkollat ​​dhe të mbyllin portet detare të dielën dhe të hënën, për të shmangur çdo incident, përcjell dosja.al. Gjenerali Mohamed Al Sharif, guvernatori i Aleksandrisë, njoftoi rritjen e shkallës së emergjencës në qytet, për t’u përgatitur për valën e ftohtë që goditi rajonin.

Sipas Autoritetit Meteorologjik Egjiptian (EMA) , shumica e pjesëve të Egjiptit do të përjetojnë mot shumë të ftohtë këtë javë.