Sot rreth orës 17:00, një person është goditur nga një kamionetë në fshatin Bardhosh të Prishtinës.
Në fshatin Bardhosh të Prishtinës, sot rreth orës 17:00 një person është goditur nga një kamionetë.
Personi në fjalë, ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur ti rezistoj plagëve të marra.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 20:00, mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e tij”, ka treguar Borovci.