Fjalë Kyçe

Obama kritik ndaj Putinit në librin e ri, thotë se fotot e tij i ngjajnë një ‘tinejxheri në Instagram”

Obama kritik ndaj Putinit në librin e ri, thotë se fotot e tij i ngjajnë një ‘tinejxheri në Instagram”

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka kritikuar ashpër presidentin rus, Vladimir Putin, në librin e tij më të ri, duke e quajtur atë si lider të një qeverie që i ngjan një “grupi kriminal”.

Në librin “A Promised Land” (Toka e premtuar), që është vellimi i parë i memoareve të tij presidenciale, që u publikua më 17 nëntor, Obama shkruan se Putini ia kujton atij versionin modern të bosëve të korruptuar, të shndërruar në politikan, të cilët sundonin qytetet amerikane në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX.

Ata bosë, shkruan Obama, e shihnin patronimin dhe ryshfetin “si mjet legjitim për tregti”.

“Atëbotë, mungesa e ndërgjegjes, përbuzja për çdo lloj aspirate më të lartë përtej atyre që e kanë pushtetin, nuk konsiderohej si e metë. Ato ishin përparësi”, shkruan presidenti i 44-të i SHBA-së.

Obama tha se Putini, i cili ka udhëhequr Rusinë në cilësinë e presidentit dhe kryeministrit për më se dy dekada, e ka ndërtuar një shtet “për të frikësuar, ndoshta, por jo për të rivalizuar”, duke shtuar se shumë pak qytetarë, nëse ka të tillë, nga vendet e zhvilluara, e shohin Moskën si “inspirim”.

Obama, i cili ka shërbyer nga viti 2009 deri më 2017, ka pasur raporte shumë të tendosura me Putinin.

Ish-senatori nga Ilionisi kishte ardhur në pushtet në kohën kur raportet SHBA-Rusi kanë qenë të acaruara. Moska kishte pushtuar një pjesë të fqinjit të saj, Gjeorgjisë, në gusht të vitit 2008, vetëm tre muaj para se Obama të fitonte presidencën, duke ngritur shqetësime të mëdha në Evropën Lindore, rreth agresionit të Kremlinit.

Fillimisht, Obama dëshironte përmirësim të raporteve me Moskën, një politikë që administrata e tij e kishte qujatur “rifillim’, por mosbesimi i thellë, mosmarrëveshjet në politikën e jashtme dhe përkeqësimi i nivelit të demokracisë në Rusi, e penguan progesin.

Putini ka akuzuar administratën Obama në fund të vitit 2011, se ka tentuar që të nxisë trazirat në Rusi, pas protestave pro-dekokracisë në Moskë, që i përkeqësuan edhe më tej raportet.

Pastaj, Putini aneksoi Krimenë dhe i mbështeti rebelët në lindje të Ukrainës, pas rrëzimit të liderit pro-rus nga pozita e presidentit të shtetit në Ukrainë. Pas këtij vendimi, raportet SHBA-Rusi u rikthyen në nivelin e Luftës së Ftohtë.

Administrata Obama bashkë me aleatët e tjerë, e larguan Rusinë nga G8-ta, që është grup i vendeve më të industrializuara në botë, duke vendosur sanksione ndaj Rusisë, për të dënuar Putinin për aksionet e tij armiqësore ndaj Ukrainës.

Në libër, Obama e rikujton takimin me Putinin, për herë të parë në korrik të vitit 2008 në kasollën e tij, afër Moskës, duke e përshkruar liderin rus, i cili në atë kohë ka qenë kryeministër, si “fizikisht i pavërejtshëm, i shkurtër dhe kompakt, me fizikus të një mundësi”.

Ai e “goditi” dobësinë e Putinit për fotot mashkullore, të tilla si hipja në kalë me gjoks të zhveshur, duke thënë se ai e bëri këtë “me elanin e një tinejxheri në Instagram”.

Obama tha se Putini, takimin e parë e nisi me një “monolog të gjatë” duke përmendur injorimin e bërë nga SHBA-ja në dy dekadat e fundit, duke përfshirë edhe zgjerimin e NATO-s dhe pushtimin e Irakut.

Ai ofroi pikëpamje më pozitive për Dmitri Medveded, i cili shërbeu si president i Rusisë nga viti 2008 deri në vitin 2012, duke thënë se lideri më i ri rus, dukej se nuk i merrte si fakte të gjitha ‘përrallat” e Kremlinit dhe tregoi entuziazëm për rifillimin e raporteve.

“Kam vërejtur një ndarje ironike në fjalimin e tij, dhe më dukej se dëshironte që unë ta kuptoja se ai me të vërtetë nuk besonte në gjithë atë çfarë thoshte”, tha Obama, duke rikujtuar takimin e parë me Medvedevin në takimin e G20-s në prill të vitit 2009.

Në këto kujtime, Obama thotë se kishte disa gjëra të përbashkëta me Medvedevin. Ai tha se të dytë kishin studiuar dhe mësuar drejtësinë, para se të formonin familjet, ishin zhgënjyer në politikë, dhe ishin ndihmuar nga politikanë më të vjetër.

Megjithatë, ai e përshkroi Medvedevin si një njeri të ‘shëndetshëm’ i cili kishte shfrytëzuar lidhjet e tij politike për t’u bërë bashkëpronar i një kompanie të madhe me lëndë druri, gjatë procesit të privatizimit në vitet ‘90, kur shumë rusë pësuan rënie të standardit jetësor.

Obama ka thënë se Medvedevi pothuaj s’kishte folur fare për politikë, gjatë darkës që kishte pasur në kasollen e tij jashtë Moskës në vitin 2009.

Ai tha se gruaja e Medvedevit, Svetlana Medvedeva, pati shprehur shqetësim për atë se si djali i tyre tinejxher Ilya, do ta menaxhonte presionin social për shkak të famës së babait të tij dhe kishte pritje që ai të dëshironte të studionte jashtë vendit.

“Kam qenë i befasuar se sa e zakonshme ishte ajo natë, se si, me përjashtim të përkthyesve që ishin ulur pas nesh në mënyrë diskrete përderisa ne hanim, se ne realisht ishim sikur në një darkë, në një lagje amerikane”.

Ai thotë se e kishte ndjerë që Putini do të rikthehej në Presidencë në vitin 2012, pasi ai kishte shprehur mëdyshje për vendimin e Medvedevit në mars të vitit 2011 që të abstenojë nga votimi në OKB për ndërhyrje ushtarake në Libi.

Obama shkruan se ishte “e pakonceptueshme” që Putin, i cili mban pushtetin real në Rusi, nuk e kishte mbështetur Medvedevin në vendimin për të abstenuar.

“Putini duket se kishte vendosur qëllimisht që i përzgjedhuri i tij të dukej keq, një shenjë kjo që mund ta merrja me mend, sinjalizonte se Putini po planifikonte që zyrtarisht të marrë mbretërimin në Rusi”, shkruan Obama.

Medvedev, në shtator të vitit 2011, kishte njoftuar se nuk do të garonte për rizgjedhje, duke i lëshuar rrugë Putinit, i cili i fitoi zgjedhjet një vit më vonë. Putini e zgjodhi Medvedevin që të shërbejë si kryeministër, duke e larguar atë nga kjo pozitë në janar të vitit 2020.

Obama e kritikon paraardhësin e tij, presidentin George W. Bush, pse nuk ka qenë më i ashpër me Putinin, duke pretenduar se ai e ka lënë Rusinë, që të bëjë pushtimin e dy rajoneve të Gjeorgjisë më 2008.

Lufta pesëditëshe e Rusisë kundër Gjeorgjisë erdhi pesë muaj para se Bushi të largohej nga pushteti.

“Përtej suspendimit të kontakteve diplomatike, administrata Bush nuk kishte bërë asgjë që ta ndëshkojë Rusinë për agresionin e saj, dhe pjesa tjetër e botës kishte ngritur supet, duke bërë që çdo përpjekje e mëvonshme për të izoluar Rusinë, të dështonte”.

Obama është kritikuar nga pasardhësi i tij, presidenti Donald Trump për mosfurnizimin e Ukrainës me artileri të rëndë, që ky shtet të mbronte veten nga agresioni rus.

Obama është shprehur për dilemat morale me të cilat është përballur në konfrontimin e tij me Putinin për abuzimin me të drejtat e njeriut dhe për kthimin prapa të demokracisë ruse.

Pasi kishte takuar aktivistë rusë në vitin 2009 gjatë vizitës së tij në Moskë, ai thotë se e kishte pyetur veten se sa larg mund të shkojë që t’i mbrojë ata në kërkim të objektivave të tij më strategjikë.

“Nëse Putini do të ndiqte njërin prej aktivistëve, sa larg do të mund të shkoja unë që ta mbaja në përgjegjësi, veçanërisht, duke e ditur se nuk do të mund të ndryshoja sjelljen e tij?” A do të rrezikoja kompletimin e negociatave për START”- tha ai, duke iu referuar biedimeve për armatimin bërthamor.

Pjesa e parë e vëllimit me memoare, përfundon më 2011, para se Putini të kthehej në Presidencë.