Fjalë Kyçe

Objekti i parë që do të merrnit në një ishull të shkretë, tregon shumë për profilin tuaj psikologjik

Objekti i parë që do të merrnit në një ishull të shkretë, tregon shumë për profilin tuaj psikologjik

Në këto ditë të ftohta dimri , çdokujt do i pëlqente një arratisje verore. Imagjinoni nëse do u duhej të jetonit për dy muaj në një ishull të shkretë tropikal. Do të ishit një Robinson Kruzo i kohëve moderne. Dy muaj larg komoditeteve me të cilat jeni mësuar si : celulari, kompjuteri, festat me miqtë, shopping etj . Jeni përpara një zgjedhjeje të vështirë. Duhet të merrni me vete vetëm një nga katër objektet e mëposhtme: grep për peshkim, librin tuaj të preferuar, albumin e familjes apo një thikë. Reflektoni për objektin që duhet të merrni me vete sepse zgjedhja juaj tregon shumë për profilin tuaj psikologjik .

1.Grepi për peshkim
Nëse zgjidhni grepin për peshkim jeni një njeri shumë i sigurtë në vete, kursimtar dhe ekstremisht racional. U pëlqen të planifikoni çdo gjë deri në detajin më të vogël dhe kërkoni më të mirën. Asgjë nuk i shpëton syrit tuaj. Ju pëlqen komunikimi i drejtpërdrejtë dhe pa doreza. Jeni shumë praktik dhe përpiqeni të evitoni gjërat apo situatat e komplikuara.

2.Libri i preferuar
Kushdo që zgjedh të marrë me vete librin e preferuar është një ëndërrimtar i përjetshëm. Ju pëlqen t’i besoni zemrës para mendjes, por kjo nuk do të thotë që s’jeni me këmbë në tokë. Nuk ju pëlqen jeta mondane, por gjërat e thjeshta dhe miqtë e mirë. I doni shumë kafshët, madje i konsideroni si pjesë të familjes. Për ju komunikimi i ndërtuar bukur është çelësi që ndërton një marrëdhënie.

3.Albumi me fotot e familjes
Jeni një person i ndjeshëm dhe shumë empatik. I kushtoni shumë rëndësi komunikimit jo verbal dhe jeni shumë të zotë të interpretoni jo vetëm fjalët, por edhe mimikën e fytyrës, gjestikulacionet e ndryshme apo dhe tonin e zërit. Familja ka një rol thuajse jetik në jetën tuaj. Ajo ju mbështet dhe është pikë referimi për ju.Dini si të thoni apo bëni gjënë e duhur në momentin e duhur.

4. Thika

Jeni një person shumë racional, introvers dhe që flisni shumë pak. Njerëzit ju konsiderojnë si njeri të ftohtë dhe përllogaritës. Menyra juaj e të sjellurit eshte thjesht një mekanizëm mbrojtës për të mos u përfshirë ën realitetin ku jeni. Nuk arrini t’i shprehni kurrë emocionet tuaja. Eksperiencat e së shkuarës ju kanë bërë të jeni të kujdesshëm me këdo. Nuk hapeni lehtë me njërëzit dhe zgjidhni të mbani çdo gjë vetëm.