Fjalë Kyçe

OBSH-ja druan mbi 2 milionë njerëz mund të vdesin nga COVID-19, para se të nisë vaksinimi

OBSH-ja druan mbi 2 milionë njerëz mund të vdesin nga COVID-19, para se të nisë vaksinimi

Numri i viktimave nga koronavirusi në botë mund të mbërrijë në dy milionë, para se të nisë përdorimi i një vaksine efektive, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Mike Ryan, kreu i OBSH-së për situate emergjente, ka thënë se kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë, pa një veprim të përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 është duke iu afruar me shpejtësi një milionëshit – nëntë muaj pasi që nisi pandemia, në Kinë, shkruan BBC, raporton KOHA.

Ryan po ashtu ka nxitur evropianët që të pyesin nëse kanë bërë mjaftueshëm për ta shmangur nevojën për mbyllje.