Fjalë Kyçe

OBSH paralajmëron për dy milionë vdekje ‘të mundshme’ nga COVID-19 edhe nëse ka vaksinë

OBSH paralajmëron për dy milionë vdekje ‘të mundshme’ nga COVID-19 edhe nëse ka vaksinë

Numri i vdekjeve totale nga koronavirusi mund të arrijë në 2 milionë përpara se një vaksinë efektive të përdoret gjerësisht në botë, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Dr Mike Ryan, kreu i emergjencave të OBSH-së, tha se numri mund të jetë më i lartë nëse nuk ndërmerret një veprim në mbarë botën, njofton Klan Kosova.

Gati një milion njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në gjithë botën që kur sëmundja shënoi rastin e parë në Kinë, në fundvitin e kaluar, shkruan BBC.

Numri i infeksioneve po vazhdon të rritet me 32 milionë raste të konfirmuara globalisht.

Fillimi i valës së dytë të infektimeve me koronavirus është parë në shumë vende në hemisferën veriore derisa dimri po vjen.