Fjalë Kyçe

OBSH: Regjistrohet rasti i parë me virusin Marburg në Afrikën Perëndimore, pacienti vdiç

OBSH: Regjistrohet rasti i parë me virusin Marburg në Afrikën Perëndimore, pacienti vdiç

Guinea regjistroi viktimën e parë të virusit Marburg në Afrikën Perëndimore, njoftoi të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë.Autoritetet shëndetësore në Guinea kanë konfirmuar një vdekje nga virusi Marburg, një virus shumë infektiv, i ngjashëm me Ebolën, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetit, raporton Reuters.Kjo shënon herën e parë që sëmundja vdekjeprurëse është identifikuar në Afrikën Perëndimore.

Rasti i ri i Guinesë u identifikua për herë të parë javën e kaluar, vetëm dy muaj pasi vendi u shpall i çliruar nga Ebola pas një shpërthimi të shkurtër në fillim të këtij viti që i la të vdekur 12 njerëz. Pacienti së pari kërkoi trajtim në një klinikë lokale para se gjendja e tij të përkeqësohej me shpejtësi, thuhej në deklaratën e OBSH-së.

Analistët në laboratorin kombëtar të etheve hemorragjike në Guinea dhe Institutin Pasteur në Senegal më vonë konfirmuan diagnozën e Marburgut.

“Potenciali që virusi Marburg të përhapet shumë shpejt dhe më gjerë do të thotë që ne duhet ta ndalojmë atë në fillet e tij”, tha Matshidiso Moeti, drejtoreshë rajonale e OBSH-së për Afrikën. “Ne po punojmë me autoritetet shëndetësore për një përgjigje të shpejtë”, tha Moeti. Shkalla e vdekshmërisë nga virusi Marburg ka ndryshuar nga 24% në 88% në shpërthimet e kaluara në varësi të llojit të virusit dhe menaxhimit të rasteve, njoftoi OBSH, duke shtuar se transmetimi ndodh përmes kontaktit me lëngjet dhe indet e infektuara të trupit.Simptomat përfshijnë dhimbje koke, të vjella, dhimbje të muskujve dhe gjakderdhje përmes.