Fjalë Kyçe

OBSH tregon nëse koronavirusi i ri do të jetë më i ashpër apo jo

OBSH tregon nëse koronavirusi i ri do të jetë më i ashpër apo jo

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi sot se nuk ka asnjë provë që një lloj i ri i koronavirusit rrit ashpërsinë e sëmundjes, megjithëse është më ngjitës.

Ekspertët gjithashtu deklarojnë se ata presin më shumë detaje rreth ndikimit të mundshëm të variantit të ri, raporton Reuters.

Maria van Kerkove, drejtoresha teknike e OBSH-së për COVID-19, tha se shkencëtarët po analizonin përgjigjen e antitrupave ndaj virusit.

Një variant i ri i Covid-19 u paraqit fillimisht në Britani të Madhe pastaj edhe në disa shtete të tjera evropiane, derisa janë marrë masa për reduktimin e udhëtimeve me Britaninë e Madhe.