Fjalë Kyçe

O’Connell: Mirëpresim edhe 111 vite miqësi mes Britanisë dhe Kosovës

O’Connell: Mirëpresim edhe 111 vite miqësi mes Britanisë dhe Kosovës

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, i ka uruar çdo kosovari ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka theksuar se Britania e ka njohur Pavarësinë e Kosovës pasi që të dy vendet i kanë parimet e njëjta.

“Sot, para 11 vitesh, Kosova ka shpallur pavarësinë në bazë të planit të Ahtisar-it. Kosova u lind si republike shumë kombesh, demokratike, ku sundon ligji dhe të drejtat e njeriut”.

“Britania ka njohur pavarësinë e Kosovës mas një dite sepse ne kemi parimet e njëjta. Por ne i mbajmë në zemër këto parime edhe pas 11 vitesh edhe vazhdojmë të përkrahim Republikën e Kosovës, si u lind dhe si është”.

“Ju uroj çdo kosovari këtë ditë, Pavarësinë e Kosovës, edhe mirëpresim edhe 111 vite miqësi në mes Britanisë dhe Kosovës”.

Më poshtë mund ta gjeni videon e plotë të ambasadorit O’Connell në Facebook.

11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Urime Dita e Pavarësisë, Kosovë!#UKandKosovo

Gepostet von British Embassy, Pristina am Freitag, 15. Februar 2019