Fjalë Kyçe

Oda Amerikane: Qeveria të përmbahet nga masat që përjashtojnë Kosovën nga nismat rajonale

Oda Amerikane: Qeveria të përmbahet nga masat që përjashtojnë Kosovën nga nismat rajonale

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i vlerëson shqetësuese palarajmërimet e ditëve të fundit, lidhur me mundësinë e përjashtimit të Kosovës nga nismat e bashkëpunimit rajonal për shkak të qasjes aktuale.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, OEAK i ka bërë thirrje Qeverisë aktuale për shfuqizim të masës që pengon lëvizjen e lirë të mallrave nga shtetet anëtare të marrëveshjes CEFTA, pasi sipas tyre, një masë e tillë kërcënon prospektet e ardhshme të Kosovës, të cilat do të rezultonin nga bashkëpunimi ekonomik, raporton gazeta online Reporteri.net.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i sheh me shqetësim paralajmërimet e ditëve të fundit lidhur me mundësinë e përjashtimit të Kosovës nga nismat e bashkëpunimit rajonal për shkak të qasjes aktuale. Duke përsëritur thirrjen e saj ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës për shfuqizim të masës që pengon lëvizjen e lirë të mallrave nga shtetet anëtare të marrëveshjes CEFTA, Oda Amerikane thekson se një masë e tillë rrezikon jo vetëm të arriturat e shënuara përgjatë viteve, por kërcënon prospektet e ardhshme të Kosovës, të cilat do të rezultonin nga bashkëpunimi ekonomik. Oda Amerikane rithekson se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë parakusht për realizimin e aspiratave për integrim euro-atlantik, ndërsa qasja aktuale e cila mund të çojë në izolim ekonomik e politik, do të sillte pasoja të paparashikueshme për Kosovën, rritjen ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në postimin e Odës Amerikane.

Po ashtu, OEAK ka kërkuar nga Qeveria që të konsiderojë rëndësinë e koordinimit me të gjitha shtetet aleate dhe të përmbahet nga veprimet të cilat kanë efekt të kundërt në realizimin e synimeve të përbashkëta.

“Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon edhe një herë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të konsiderojë rëndësinë e koordinimit me të gjitha shtetet aleate, dhe të përmbahet nga veprimet që kanë efekt të kundërt në realizimin e synimeve të përbashkëta për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar, tërheqjen e investimeve të huaja direkte dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike. Investitorët seriozë duhan të investojnë nga tregjet e mëdha dhe të integruara, ndërsa Kosova duhet të pozicionet në mënyrë të duhur për të realizuar potencialin e saj të plotë”, thuhet në përfundim.