Fjalë Kyçe

Oficerja e policisë i jep gji foshnjes së marrë peng, para kthimit te prindërit

Oficerja e policisë i jep gji foshnjes së marrë peng, para kthimit te prindërit

Një oficere policie ka marrë lëvdata të shumta pasi u filmua duke i dhënë gji një foshnjeje të shpëtuar nga pengmarrja.

35 vjeçarja Heidy Jaramillo Vega, tha se “kërkonte me çdo kusht të ndihmonte” pas shpëtimit të foshnjes tetë-ditëshe në Cartagena, Kolumbi, e cila ishte marrë peng nga një grua që kishte manipuluar prindërit e saj.

Foshnja u çlirua të dielën dhe oficerja Heidy Jaramillo Vega mori përgjegjësinë për t’u kujdesur për të deri në kthimin e saj te prindërit.
Pengmarrësja kishte dashur ta vidhte beben por i identifikua nga kamerat e sigurisë dhe u kap po atë ditë.

Vega e cila është nënë e një vajze gjashtë muajshe, tha: “Situata më preku shumë dhe dëshiroja me çdo kusht të ndihmoja. Kisha emocione të përziera gëzimi dhe trishtimi. Është hera e parë që më ndodh kjo”.

Vega, e cila është police prej 11 vjetësh, tha më tej: “Shumë gjëra më shkonin ndërmend në ato momente. Shihja shprehjen e trishtë të foshnjes që nuk kishte ngrohtësinë e nënës së saj. Mendova se duhet të ishte e uritur dhe menjëherë e mora në krahë”.

Rrëmbyesja ishte miqësuar me prindërit e foshnjes dhe u kishte ofruar ushqim dhe produkte për fëmijë. Ajo ishte miqësuar me ta dhe në një moment kur e kishin lënë me beben, ishte larguar me një motoçikletë në një fshat jashtë Cartagena, sipas deklaratës së policisë.

Kreu i policisë Antonio Parra Jaimes tha: “Ne lokalizuam dhe sulmuam shtëpinë, duke arrestuar gruan për pengmarrje. Ajo u kishte thënë familjarëve të saj se ishte shtatzënë për ta bërë të dukej natyrale ardhjen e bebes”.

Mesatarisht katër fëmijë në muaj merren peng në Kolumbi.