Fjalë Kyçe

OKB aktivizon nenin e rrallë, Guterres: Të parandalojmë katastrofën e pakthyeshme humanitare

OKB aktivizon nenin e rrallë, Guterres: Të parandalojmë katastrofën e pakthyeshme humanitare

Sistemi humanitar në Gaza është pranë kolapsit. I nxitur nga një shqetësim i tillë sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, ndërmerr një lëvizje të rrallë dhe dramatike duke aktivizuar nenin 99 të kartës së OKB për të parandaluar një katastrofë humanitar të pakthyeshme në enklavë.

Siç bëri të ditur zëdhënësi i tij Stephane Dujarric, Guterres, i ka dërguar një letër Këshillit të Sigurimit, përmes së cilës i kërkon anëtarëve të veprojnë, duke vënë për herë të parë në përdorim nenin 99 që prej zgjedhjet në krye të OKB.

Në letër Guterres i bën thirrje pjesëtarëve të Këshillit të Sigurisë të veprojnë për të parandaluar një katastrofë humanitare dhe bën thirrje për shpalljen e armëpushimit. Guterres parashikon shkatërrim total të rendit publik për shkak të bombardimeve të vazhdueshme izraelite dhe mungesë të furnizimeve jetësore.

Komentet e tij u kritikuan nga ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen i cili e quajti qëndrimin e Guterres si rrezik për paqen botërore. Forcat izraelite sakaq, vijojnë ofensivën e egër ushtarake në jug të Gazës, teksa kanë avancuar në zemër të qytetit të Khan Junis, i dyti më i madh në territor.

Ushtria tha se kishte rrethuar banesën e Yahya Sinwar, kreu politik i Hamasit, edhe pse ai nuk duket të jetë atje. Me zgjerimin e luftimeve qindra mijëra njerëz janë ngjeshur në një zonë të vogël të jugut, duke pamundësuar çdo përpjekje të rëndësishme humanitare. Izraeli, njofton lejimin e furnizimeve minimale të karburantit në Gaza për të shmangur kolapsin humanitar. /A2CNN