Fjalë Kyçe

OKB-ja ia refuzon kërkesën Belgjikës që deshi të përvetësojë rreth 50 milionë dollarë të Libisë

OKB-ja ia refuzon kërkesën Belgjikës që deshi të përvetësojë rreth 50 milionë dollarë të Libisë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ia ka refuzuar kërkesën Belgjikës për konfiskimin e 49 milionë eurove të aseteve të ngrira të Libisë, njoftoi të shtunën delegati i përhershëm i këtij shteti në OKB.

Taher el-Sonni tha se refuzimi i Kombeve të Bashkuara ndaj kërkesës së Belgjikës është fitore e rëndësishme për Libinë, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

“Ky vendim është paralajmërim për cilindo vend që mundohet të manipulojë me ekuitetet e Libisë”, shkroi el-Sonni në rrjetet sociale.

Diplomati tha se kërkesa e Belgjikës u refuzua në mënyrë të njëzëshme nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit, por nuk dha hollësi të tjera.

El-Sonni tha se Libia e ka këshilluar Belgjikën që ta tërheqë kërkesën, sepse për të nuk kishte ndonjë bazë ligjore. Në anën tjetër, Brukseli nuk e ka komentuar ende vendimin e OKB-së.

Muajin e kaluar, qeveria belge tha se do ta informojë komisionin e OKB-së për sanksione që t’i shkrijë disa asete libiane në bankat belge që të konfiskohen detyrimet prej 49 milionë eurove, të cilat do t’i shkonin një organizate joqeveritare në pornësi të princit belg, Laurentit.

Organizata në pronësi të princit e ka paditur Tripolin për asetet e premtuara nga diktatori Muammar Gaddafi.

Në vitin 2019, princi Laurent ishte kritikuar shumë për një gjest të pahijshëm. Gjatë një ceremonie, përderisa po intonohej himni kombëtar, ai kishte qëndruar ulur duke e përdorur telefonin.