Një grua e cila ishte duke mbledhur guaska deti thotë se ka gjetur një që ka ngjashmëri të çuditshme me liderin e ndjerë të terrorit, Osama bin Laden.
Debra Oliver, 60-vjeçare, ishte në plazhin Winchelsea, në Lindje të Sussexit me burrin e saj Martinin, 62-vjeçar, për të festuar 42-vjetorin e tyre të martesës, shkruan “Metro” britanik.
“Qesharake – ai është varrosur edhe në det po ashtu. Nuk ndodh shpesh që të gjeni një guaskë deti që duket si dikush, kështu që gjetja e Osama bin Ladenit ishte e mahnitshme”, ka thënë, Debra, nga Brentfordi, Londra perëndimore.
“Kemi dalë për të ecur në plazh, në të cilin është i mbuluar me miliona e miliona guaska e guraleca”, shtoi ajo.
“Pastaj pash një çallmë në maje dhe kuptova se kush po mi ngulte sytë nga pëllëmba e dorës sime – Osama bin Ladeni”, përfundoi ajo.