Fjalë Kyçe

Osmani, Konjufca dhe Kurti zotohen ta themelojnë Asociacionin, Haziri: Do të kujtoheni si dështues

Osmani, Konjufca dhe Kurti zotohen ta themelojnë Asociacionin, Haziri: Do të kujtoheni si dështues

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka adresuar kritika ndaj krerëve të shtetit.

Kjo pasi presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufa dhe kryeministri Albin Kurti i kanë dërguar një letër raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis, ku janë zotuar se do t`i zbatojnë të gjitha masat që i kërkohen Kosovës pasi të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës. Në këtë shtojcë përmendet themelimi i Asociacioni sa më shpejt që është e mundshme.

Haziri thotë se ata janë detyruar zotimet t’i bëjnë me shkrim pasi sipas tij, askush nuk ju beson më.

“Trojka e Republikës Kurti, Osmani-Sadriu dhe Konjufca, po e kthejnë mbikëqyrjen Europiane mbi Republikën e Kosovës për shkak dështimeve dhe mos-mbajtjes së fjalës me partnerët”.

“Një pranim pa Republikë dhe veç si Kosovë dhe me një gur në qafën e saj, si kushtëzim në aspiratsn euroatlantike”, shkroi Haziri.

“Jeni detyruar që zotimet me shkrim e nënshkrim t’i jepni sepse askush nuk ju beson më. Dhe për çka? Përr ta demtuar Republikën. Republika nuk ua ka pasur borxh. Kosova do t’ju kujtojë si dështuesit e saj!”.