Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan.
Osmani ka thënë se 25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serbe vranë e masakruan barbarisht 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan.
“Sikurse në çdo masakër kudo në Kosovë, synimi i forcave kriminale ishte shfarosja dhe spastrimit etnik i shqiptarëve. Në këtë përvjetor i kujtojmë me dhimbje martirët e këtyre fshatrave dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për drejtësi”, ka deklaruar Osmani.
MPJD reagon pas akuzave për vjedhje të idesë ‘Made in Kosova’: Ky është projekt në pronësi të shtetit, jo pronë…
Presidentja ka shtuar se qoftë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri!
Sot bëhen 25 vjet nga masakrat e kryera ndaj popullatës civile në fshatrat e Pejës Qyshk, Zahaq dhe Pavlan, ku mizorisht u vranë 82 shqiptarë të paarmatosur.
Më 14 maj 1999 forcat policore e ushtarake serbe, pasi kanë sulmuar me armatim të rëndë fshatin Qyshk të Pejës, kanë depërtuar te popullata civile ku kanë vrarë dhe masakruar mizorisht 44 shqiptarë.
Në masakrën barbare kundër shqiptarëve të paarmatosur kishte marrë pjesë edhe grupi i quajtur “Çakallët”.
Po atë në ë fshatrat Pavlan dhe Zahaq Pejës vranë edhe 38 shqiptarë nga radhët e popullatës civile.