Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Dyzit të Podujevës. Në këtë masakër u ekzekutuan 70 gra, fëmijë e burra.
E para e vendit u shpreh se kriminelët e të gjitha viktimave të ekzekutuara duhet të marrin dënimin e merituar dhe se nuk do të ndalet kurrë kërkimi i drejtësisë për ta.
“Më 18 prill të vitit 1999-s, në fshatin Dyz të Podujevës ndodhi masakra më e madhe në rajonin e Llapit”, ka shkruar presidenca në Facebook.
“25 vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, kryen njërën ndër krimet më makabre, në fshatin Dyz të Podujevës ku torturuan mizorisht dhe ekzekutuan 70 burra, gra dhe fëmijë”.
“Duke kujtuar e nderuar me përulësi të gjithë viktimat e masakrës së Dyzit dhe të gjitha viktimave të ekzekutuara nga regjimi gjenocidal i Serbisë, nuk do të ndalemi kurrë duke kërkuar drejtësinë, sepse krimet nuk vjetrohen kurrë dhe kriminelët patjetër duhet të marrin dënimin e merituar”.
“Qoftë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri!”.