Fjalë Kyçe

Osmani njofton ambasadoren e Francës për përafrimin e programeve LDK-VV

Osmani njofton ambasadoren e Francës për përafrimin e programeve LDK-VV

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani gjatë ditës është takuar me Ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel, të cilin e njoftoi për qëndrimet e LDK-së për situatën aktuale politike dhe për takimet e grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës.

Osmani foli për prioritetet e LDK-së për institucionet e ardhshme të Kosovës me theks të veçantë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, shëndetësinë, dialogun Kosovë-Serbi dhe liberalizimin e vizave.

Po ashtu, Osmani diskutoi për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh me Francën në fusha të ndryshme.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje po zhvillojnë takime që të konkretizojnë marrëveshjen përfundimtare për koalicion qeverisës.

Në anën tjetër, Nisma ka kaluar pragun zgjedhor të zgjedhjeve të 6 tetorit ku pritet të jetë pjesë e Kuvendit dhe kjo Vetëvendosjes do t’i kushtojë me 3 deputetë e LDK-së me 1.

Në këtë mënyrë, LDK-së dhe VV-së do t’i përafrohen forcat në Kuvendin e Kosovës me vetëm 1 deputet dallim.