Fjalë Kyçe

Osmani: Presidentja e PE-së – ndër aleatet më të forta të Kosovës

Osmani: Presidentja e PE-së – ndër aleatet më të forta të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Osmani e ka quajtur Metsolan si një ndër aleatet më të forta të Kosovës.

Ajo tutje ka thënë se e para e Parlamentit Evropian vazhdon ta mbështesë fuqishëm Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

“Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, është padyshim një ndër aleatet më të forta të popullit të Kosovës. Në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, mbështetja e saj vazhdon të jetë e pakursyer”, ka shkruar Osmani në Facebook.