Fjalë Kyçe

“Pa Vend” i Kosovës nuk e merr “Palmën e Artë”

“Pa Vend” i Kosovës nuk e merr “Palmën e Artë”

Filmi kosovar “Pa Vend”, nuk arriti ta fitojë “Palmën e Artë” në Festivalin e Cannes. Ai bëri historinë si filmi i parë i Kosovës që futet në garën zyrtare të Festivalit të Filmit në Cannes. Në këtë kategori çmimin e mori “All Crows in the World”, i regjisorit Tang Yi.

“Pa Vend”, nën regjinë e Samir Karahodës u dha premierë botërore të enjten në prestigjiozin Théâtre Claude Debussy”.

Filmi që ia kishte dalë të përzgjidhej në mesin e 3500 aplikimeve nga mbarë bota, sipas sinopsisit të afishuar në faqen e festivalit prestigjioz paraqet dramën që zë vend në Kosovën e pasluftës, “ku të shtyrë nga ambicia për të mbajtur gjallë sportin e tyre të zemrës, dy lojtarë lokalë enden nga një vend në tjetrin duke mbartur me vete të vetmen pasuri të klubit: tavolinat e tyre”.