Fjalë Kyçe

Pacolli: Franca e ka konfirmuar përkushtimin që ka ndaj Kosovës

Pacolli: Franca e ka konfirmuar përkushtimin që ka ndaj Kosovës

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, thotë se është takuar me ambasadoren franceze Marie Christine Butel, e cila ia ka konfirmuar mbështetjen e mëtejme të Kosovës.

“Franca është një partner i rëndësishëm i shtetit të Kosovës, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në projekte të rëndësishme për vendin, si në fushën ekonomike, sociale dhe ngritjen e kapaciteteve tona njerëzore. Ky përkushtim do të vazhdoj edhe më tutje ka konfirmuar ambasadorja e re shtetit francez, Marie Christine Butel, të cilën e njoftova për të arriturat e Kosovës, proceset aktuale politike dhe shpreha gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Tutje, Pacolli ka shtuar se “Kosova mirëpret angazhimin dhe rolin e Francës, Presidentit Macron dhe iniciativës së tij në procesin e dialogut me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare”.