Fjalë Kyçe

Pacolli i dërgon letër Guterres për antarësimin e Kosovës në OKB

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka publikuar shkresën që i ka dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Pacolli i drejtohet duke i treguar për gatishmërin e vendit lidhur me zhvillimin për anatarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Ai përmes kësaj shkrese që publikon në faqen e tij zyrtare në facebook, tregon se si e informoi Sekretarin e Përgjithshëm Guterres se anëtarësimi në OKB është i mundshëm tani kur shteti i Kosovës po i përmbush kushtet e të drejtës publike ndërkombëtare për të qenë pjesë e saj.

Pacolli gjithashtu shkruan lidhur me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësis e që është më rendësi vendosja e të drejtës sidomos tani kur Serbia është duke ecur ngadal drejt njohjes së Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Letër Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres
Sapo i jam drejtuar me një shkresë, Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ku i kam shprehur, që jemi të inkurajuar me zhvillimin në lidhje me diskutimet më të rralla pranë Këshillit të Sigurimit për Republikën e Kosovës. Me përparimet që ka bërë Kosova përgjatë viteve, po fillon perspektiva e anëtarësimit në një të ardhme të shpejtë, të Republikës së Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Sekretarin e Përgjithshëm, Guterres, e informova që anëtarësimi në OKB, është veçanarisht i mundshëm tani, për faktin se Serbia, ndonëse me vështirësi, së voni ka filluar të shfaqë sinjale të hershme, që është e interesuar të ecë përpara dhe të pajtohet me të vërtetën e afirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, me Opinionin e 22 Korrikut, 2010, me të cilin konfirmohet se shtetësia e Republikës së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën publike ndërkombëtare.

Po ashtu, Sekretarit Guterresi i kërkova vëmendje të shtuar ndaj Opinionit të GjND-së, si institucioni më i lartë i drejtësisë i OKB-së, Opinion i cili ka kuptimin e Njohjes Kolektive, dhe i cili është baza mbi të cilën Asembleja e Përgjithshme e OKB-së, ka ftuar në dialog të ndërmjetësuar nga BE. Pra nënkuptohet, se Rezoluta e Asemblesë së OKB-së, 64/298, e 9 Shtatorit, 2010, afirmoi fuqishëm shtetësinë tonë.

Në letër theksova se Opinioni i GjND-së, i ka mundësuar Serbisë të shoh këtë të vërtetë, veçanarisht në lidhje me atë se qëndrimi i saj diplomatik ndaj shtetësisë sonë, kërkohet që patjetër të ndryshojë.
Në qasjen time e informoj Sekretarin e Përgjithshëm, se tashmë me dialogun politik, me qëllim të përmbylljes së Marrëveshjës Gjithpërfshirëse, Ligjërisht, Ndërkombëtarisht Obligative, kemi ardhur në momentin e njohjes reciproke si dy vende të pavaruara.

Sekretarin Guterres e informova që Republika e Kosovës synon anëtarësimin në OKB, dhe për këtë qëllim ne jemi të gatshëm të investojmë në potencialin tonë për të përkrahur nisma dhe misione të OKB-së, në funksion të paqës dhe stabilitetit për të gjithë./Gazeta Alo/