Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka kritikuar ministrin serb, Ivica Dacic që po krijon lajme duke ia shfrytëzuar emrin atij.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Pacolli ka shkruar se rrena është në vet qenien e serbëve, duke shtuar se rrena është interes kombëtar serb, shkruan Gazeta Alo.
Ai, po ashtu ka hedhur poshtë deklaratat e Daçiqit pasi që ky i fundit ka thënë se përcillet nga vëllezërit e Pacollit kudo që shkon.
Pacolli për këtë ka thënë se Daçiqi nuk i intereson atij e lëre më vllëzervë të tij.
Më poshtë postimi i Pacollit:
Rrenat e Ivica Dacicit!
Daçiç funksionon sipas parimit të baballarëve të tij që gënjeshtren e kanë zot, atdhe e fe.
Duke më përmendur emrin tim ai tenton të krijojë lajme për vetveten.
E vërtetë është se ai krijon lajm me emrin tim duke shfrytëzuar emrin tim.
Rasti i gjoja se ai përcillet nga vëllezërit e mi kudo që udhëton, është rrenë. Dacic nuk më intereson mua e lëre më vëllezërve të mi.
Rast tjetër është që unë i paskam bërë kërcënim me vrasje. Eshtê gënjeshtër e një paranojaku.
Ndërkaq gënjeshtra e tij e fundit për Algjerinë ( shihet Twitterin tim të datës 19 mars.
…Ah.., harrova, Daçiçi po punon sipas konstatimeve të Dobrica Çosiçit;
“Rrena është interes kombëtar serb…
Rrena është spektër i patriotizmit serb dhe dëshmi e inteligjencës serbe të lindur…Rrejmë në mënyrë kreative, me mençuri, inventivë…
Rrena është në vetë në qenien e serbëve…
Në këtë vend, çdo rrenë në fund bëhet e vërtetë…
Serbët shumë herë në histori i ka shpëtuar rrena
…”, ka thënë ai që njihet si “Babai i Kombit serb”, Dobrica Qosiq
…./….
Dobrica Ćosić, “otac srpske nacije”:
„ Laž je vid srpskog patriotizma i potvrda naše urođene inteligencije.
Lažemo stvaralački, maštovito, inventivno.“
„Laž je srpski državni interes.“
„Laž je u samom biću Srbina“.
„U ovoj zemlji svaka laž na kraju postaje istina.“
„Srbe je toliko puta u istoriji spašavala laž…“