Zv.kryeministri i Kosovës, njëherit ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se presidenti serb Aleksander Vuçiq dhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq duhet ta dinë që është koha që Serbia të ulet në tryezën e dialogut.
Pacolli, ka shkruar se Serbia ka shkuar shumë larg me gishtin e fajësisë, duke shtuar se komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar dhe vënë një kusht të paqes në rajon që është njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia, shkruan Gazeta Alo.
Sipas tij, pozita e Kosovës nuk dobësohet duke e bojkotuar dialogun.
Vuçiq dhe Daçiq duhet ta dinë!
Është koha që Serbia të ulet në tryezën e dialogut, sepse ka shkuar shumë larg me gishtin e fajësisë. Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar dhe vënë një kusht të paqes në rajon që është njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia.
Serbia nuk ka nevojë për armë dhe bashkëpunim ushtarak me Rusinë, sepse opsioni i vetëm që Serbia ka është opsioni i dialogut, njohjës së shtetit të ri, Kosovës dhe rregullimit të dëmeve të shkaktuara gjat luftës.
Pozita e Kosovës nuk dobësohet duke bojkotuar dialogun.
Dialogu duhet të rifillojë sa më shpejt të jetë e mundur, përndryshe plagët e shkaktuara në dëm të popullatës shqipëtare nga pushteti serb nuk do të sherohën kurrë./Gazeta Alo/