Islam Pacolli i Aleancës Kosova e Re e ka ngatërruar emrin e partisë së tij.
Ish-deputeti Pacolli, e ka quajtur partinë e tij si Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti me të cilën AKR-ja ishte në qeveri mandatin e kaluar.
Në një postim në profilin e tij, në të cilin tregon për një tubim në partiak në Prizren, ai thotë se fuqizimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në vend të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, do ta kthejë në prioritet të merituar qytetin e Prizrenit.
Gabimi është vërejtur shpejt dhe është edituar më pas.
Postimi i plotë dhe pa gabime i Pacollit:
Në qytetin historik dhe të bukur të Prizrenit, sot,para shumë qytetarëve, simpatizantëve dhe aktivistëve të AKR-së, shpalosëm programin tonë, i cili edhe nga këta qytetarë u prit në mënyrë të jashtëzakonshme. Qyteti i Prizrenit dhe qytetarët e saj, nuk kanë qenë prioritet në mënyrën siç e meritojnë, prandaj me fuqizimin e AKR-së, në qeverinë e ardhshme kjo gjë do të ndryshojë.
I frymëzuar gjithmonë nga bukuria dhe historia e Prizrenit, ndjehemi më të motivuar se kurrë për të bërë ndryshimin. Prandaj, duke ju falënderuar të gjithëve për pjesëmarrjen dhe mikëpritjen e mbi të gjitha për gatishmërinë që me votën e juaj, ta ndryshoni këtë gjendje, ne jemi më të gatshëm se kurrë që së bashku me ju ta bëjmë Kosovën vend ashtu siç e kemi ëndërruar gjithmonë!