Fjalë Kyçe

Pacolli ju premton ‘mirënjohje’ lojtarëve të Kosovës nëse do të ketë rezultat pozitiv në ndeshjen kundër Anglisë

Pacolli ju premton ‘mirënjohje’ lojtarëve të Kosovës nëse do të ketë rezultat pozitiv në ndeshjen kundër Anglisë

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, është shprehur i emocionuar në prag të ndeshjes së sotme që Kosova e zhvillon kundër Anglisë.

Ai madje ka premtuar “mirënjohje” për lojtarët, pa e sqaruar më tej se çfarë do të thotë kjo, në rast të një rezultati pozitiv të “dardanëve”.

“Mirëmëngjesi miq. Sot është një ditë e madhe! Kombëtarja e Kosovës luan ndeshjen e saj më të rëndësishme deri më tani. Besoj të gjithë jemi të emocionuar. Në rast fitoreje ose barazimi, edhe unë personalisht do të kujdesem për një ‘mirënjohje’ djemve tanë. Forca Kosovë!”, shkroi Pacolli.