Kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli ka takuar sot presidentin e Gambisë, Adama Barrow.
“Presidenti Barrow, konfirmoi mbështetjen e plotë për secilin hap ndërkombëtar të Kosovës”, deklaroi Pacolli.
Sipas tij, e drejta e vendit tonë është e pakontestueshme andaj edhe mbështetja e secilit shtet anëtar të OKB-së në këtë rrugë është e jashtëzakonshme dhe si asnjëherë më parë.
Postimi i plotë në Facebook:
Një takim shumë të përzemërt pata edhe me presidentin e Gambisë Adama Barrow. Presidenti Barrow, konfirmoi mbështetjen e plotë për secilin hap ndërkombëtar të Kosovës. E drejta e vendit tonë është e pakontestueshme andaj edhe mbështetja e secilit shtet anëtar të OKB në këtë rrugë është e jashtëzakonshme dhe si asnjëherë më parë.