Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ishte pjesëmarrës në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli është shprehur se kjo ishte ngjarje e rëndësishme për të treguar praninë e Kosovës.
Ai tha se kjo prezencë është përdorur për të lobuar për liberalizimin e vizave.
Ky është postimi i plotë i Pacollit në Facebook:
Konferencës së Sigurisë së Mynihut i erdhi fundi. Ishte një ngjarje e rëndësishme për të treguar praninë e Kosovës dhe për të takuar dhe diskutuar me udhëheqësit botërorë rreth mundësive dhe sfidave tona.
Kemi përdorur prezencën për të lobuar për liberalizimin e vizave për Kosovën si pikë kthese të marrëdhënieve midis Kosovës dhe BE-së dhe gjithashtu të takohem me miqtë dhe partnerët e Kosovës. Sfidat me të cilat ballafaqohet Evropa dhe bota po na ndikojnë gjithashtu, por së bashku jemi të fortë dhe vetëm përmes bashkëpunimit dhe afrimit me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën mund t’i kapërcejmë këto sfida.