Fjalë Kyçe

Pacolli në Paris, takohet me presidentin e shtetit afrikan për njohjen e Kosovës

Pacolli në Paris, takohet me presidentin e shtetit afrikan për njohjen e Kosovës

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli sot ka udhëtuar në Paris, ku është takuar me presidentin e një shteti afrikan.

Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i tij, Naim Murseli, i cili edhe publikoi disa pamje nga aeroporti.

“Me avionin e tij zëvendësues udhëtuam sot së bashku me z. Pacolli nga Lugano për në Paris, në një vizitë të shkurtër, ku takuam Presidentin e një shteti të madh Afrikan. Ndryshe nga Aeroporti i vendit të tij (Atë të Prishtinës) në atë të Luganos apo edhe të Parisit, askush nuk i kontrolloi pasaportën e tij, bagazhin ose ndonjë test Covidi, por nga makina deri te dera e avionit“, ka shkruar Murseli, përcjell indekonline.

Kujtojmë që Pacolli së fundi ka njoftuar se ia ka sjellë Kosovës një njohje nga një shtet afrikan.