Fjalë Kyçe

Pamje nga momenti kur dy persona vjedhin para e ari në vlerë 10 mijë euro në Skenderaj

Pamje nga momenti kur dy persona vjedhin para e ari në vlerë 10 mijë euro në Skenderaj

Më 30 maj një shtëpi në Skenderaj ishte cak i dy hajnave.

Ata vodhë brenda një shtëpie para e stoli në vlerë 10 mijë euro.

E gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët e Kosovës për të kapur këta dy persona.

Rasti ishte lajmëruar edhe në Polici.

“Ankuese mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forca kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe kanë vjedhur: një pistoletë me leje përkatëse, 150 copë fishekë, një sasi stoli arid he 500 euro kesh para”, thuhej në raportin e PK-së.

IndeksOnline ka siguruar pamjet nga momenti i vjedhjes së rëndë:

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për qytetarët që për çdo informacion që ndërlidhet me fotografitë e personave në kërkim apo vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë  Policinë e Kosovës në këta numra:

—  192

–  +381 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale  Mitrovicë Jugu

–  044/633 551

–  E-mail adresa: [email protected]