E çuditshme ajo çfarë ndodhi në Virxhinia.
Një gropë gjigante ka gëlltitur një mini-furgon në Virxhinia, duke e dërguar atë 6 metra nën tokë.
Pamjet e incidentit, të postuara në Facebook nga një dëshmitar, shfaqin pjesën e prapme të mini-furgonit ‘Dodge Caravan’ duke u zhdukur e tëra.
Makina u ça dhe u copëtua nga betoni dhe pluhuri poshtë në gropë, sipas WUSA 9.
Vetura kishte qenë e parkuar dhe e zbrazët kur u hap gropa.