Pamela Schramm dhe fëmijët e saj ishin duke shkuar për në shtëpi kur ndoqën koalën e etur në rrugën Moree to Croppa Creek në Uellsin e Ri Jugor të enjten, transmeton Telegrafi.
Një koalë e dehidratuar që i mbijetoi zjarreve është filmuar duke pirë ujë në një rrugë të vendit pas reshjeve të para të muajit janar.
Duke menduar se ai ishte plagosur, zonja Schramm doli nga makina e saj dhe eci më pranë për të parë nëse ajo është me të vërtetë e plagosur, por ajo më pas e vërejti se ajo ishte duke pirë ujë nga reshjet e shiut në një rrugë.
“Mendova se ai ishte plagosur pasi ishte aq e qetë. Por, pasi ai ecte pak e kuptova se ishte mire”, tha ajo për Daily Mail Australia.
“Ne nuk mund ta largonim atë nga rruga sepse ishte shumë e etur”. Pamjet e adhurueshme tregojnë koalën që ecte gjatë rrugës së lagësht dhe duke pirë ujë nga pellgje të vogla.
Koala herë pas here pushon të shikojë zonjën Schramm dhe fëmijët e saj përpara se të vazhdojë të pijë ujin nga rruga.