Një person i gjinisë mashkullore i moshës 25-30 vjeç është qëlluar me armë sot në Ferizaj, dhe i njejti ka humbur jetën ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Agim Gashi nga policia rajonale e Ferizajt tha se mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë ndërsa policia po merret me rastin.
“Rreth orës 12:30 ka ndodhur rasti. Bëhet fjalë për një gjuajtje me armë zjarri, një person ka ndërruar jetë sipas mjekut kujdestar, është i moshës 25-30 vjeç, policia po merret me rastin”, tha Gashi.
Në vendin e ngjarjes, ku ndodhi vrasja e të riut në Ferizaj, ka folur mjeku që shkoi t’i dilte në ndihmë personit të qëlluar.
Mjeku ka thënë se ekipi i emergjencës është vonuar tre apo katër minuta, por kur kanë ardhur nuk kanë mundur ta ndihmojnë.
“Në momentin që jemi njoftu, ekipi ka qenë në terren. Mund të themi se jemi vonu 3-4 minuta”, ka thënë mjeku, transmeton Gazeta Express.
Sipas tij, personi i qëlluar nuk ka dhënë shenja jete dhe plaga ka qenë aq e rëndë sa nuk ka pasur hapësirë për intervenim.
“Plaga ka qenë e tillë sa që s’ka mundur të ketë intervenim”, është shprehur polici