Fjalë Kyçe

Pamje të tmerrshme të fëmijëve të djegur në Siri, Turqia dyshohet se po përdor armë kimike

Pamje të tmerrshme të fëmijëve të djegur në Siri, Turqia dyshohet se po përdor armë kimike

Imazhe të tmerrshme shfaqin fëmijë me plagë djegieje në Seri, teksa pretendohet se Turqia po përdor armë kimike kundër kurdëve.

Disa pamje të rënda, të marra nga një spital në Tal Tamr, pranë qytetit kufitar të Ras al-Ayn, në të cilin janë zhvilluar luftime të shumta, tregojnë një djalosh i cili ka pësuar djegie të thella në pjesën e sipërme të trupit. Teksa është dërguar në spital për t’u kuruar, i mituri dëgjohet të thërrasë nën dhimbje:

“Babi, ndaloje djegien… Të lutem”,  pak çaste para se mjekët t’i japin një dozë morfine.

Mendohet se djaloshi ka kaluar 12 orë në agoni para se të mjekohej. Hamish de-Bretton Gordon, një ekspert britanik për armë kimike, tha se djegiet dukeshin në përputhje me fosforin e bardhë – një armë kimike e ndaluar e cila ngjitet në lëkurë dhe digjet në kontakt me lagështinë.

Pamjet e rënda u publikuan në një portal kurd, së bashku me fotografitë e disa djemve në një tjetër spital në al-Hasakah, gjithashtu afër Ras al-Ayn, me djegie të thella në fytyrat e tyre.

Doktori Fares Hammu u shpreh se djegiet duket se vijnë nga përdorimi i armëve kimike si napalmi, i cili u përdor gjerësisht në luftën e Vietnamit.