Fjalë Kyçe

Pamjet e filmuara nga ajri me dron, tregojnë pasojat e tornados që goditi Chicagon – erërat frynin me shpejtësi prej 225 kilometra në orë

Pamjet e filmuara nga ajri me dron, tregojnë pasojat e tornados që goditi Chicagon – erërat frynin me shpejtësi prej 225 kilometra në orë

Tornadoja që ka goditur periferinë e Chicagos, ka dëmtuar mbi 100 shtëpi, duke shkulur pemë dhe shtyllat e energjisë elektrike.

Nga tornadoja që filloi të dielën janë lënduar dhjetëra persona, për shkak të erërave të frynin me 225 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.

Të paktën tetë prej tyre janë hospitalizuar në Naperville, vend ky me 147.500 banorë, ku është konstatuar se janë shkatërruar 130 shtëpi.

Zyrtarë në Woodridge, kanë bërë të ditur se tornadoja ka dëmtuar edhe 100 ndërtesa, e në zonën e Chicagos kanë mbetur pa energji elektrike mbi 34.000 shtëpi.

E pamjet e filmuara nga ajri me dron, tregojnë pasojat e tornados së fuqishme që ka goditur këtë rajon në Shtetet e Bashkuara.