Fjalë Kyçe

Pamjet e shpërthimit të vullkanit në Sumatra, urdhërohet evakuimi i njerëzve (Video)

Pamjet e shpërthimit të vullkanit në Sumatra, urdhërohet evakuimi i njerëzve (Video)

Vullkani Sinabung në ishullin Sumatra në Indonezi shpërtheu sërish.

Vullkani lëshon sasi të mëdha hiri që shtrihen deri në tre kilometra të larta duke rrezikuar jetën e banorëve në qytetin e afërt të Karo.

Shpërthimi i madh filloi pasi 15 shpërthimeve në brendësi të vullkanit, të cilat u regjistruan në shtatë ditët e fundit.

Armen Putra nga Observatori i Vullkaneve tha se ekzistonte rreziku i daljes së lavës së ndezur nga vullkani dhe se njerëzit ishin urdhëruar të lëviznin të paktën pesë kilometra larg vullkanit dhe të ndiqnin paralajmërimet pasuese të institucioneve kompetente.

Sinabung është 2.600 metra i lartë. Pas 400 vitesh qetësi, ajo u aktivizua për herë të parë në verën e vitit 2010 dhe gjatë shpërthimeve në 2014 dhe 2016, 23 persona humbën jetën.

Indonezia ndodhet në zonën e Rripit të Zjarrit të Paqësorit me të paktën 130 vullkane aktive.

https://twitter.com/i/status/1390583268924436480