Fjalë Kyçe

Pandemia i bëri edhe më të pasur, miliarda dollarë fitime për miliarderët

Pandemia i bëri edhe më të pasur, miliarda dollarë fitime për miliarderët

Teksa dëgjojmë çdo ditë se koronavirusi ka paralizuar ekonominë botërore, paradoksalisht ajo ka pasuruar miliarderët amerikanë. Që prej 18 marsit, kur është vendosur masa e izolimit, 643 personat më të pasur të Shteteve të Bashkuara kanë fituar 845 miliardë dollarë, thënë ndryshe 4.7 miliardë në ditë.

Instituti për Studimet Politike, raporton se ai që ka përfituar më shumë nga pandemia ishte Jeff Bezos,CEO i Amazon, njëherësh njeriu më i pasur në planet, “thesari” i së cilit është shtuar me 65%.

Në këtë listë nuk mund të mungonte dhe Mark Zuckerberg. Të ardhurat e themeluesit të Facebook u rritën me 84%, ekuivalent me 100 miliardë dollarë. Po ashtu nga Covid, fitoi dhe Elon Musk, pasuria e të cilit u rrit me 247%, thënë ndryshe 92 miliardë dollarë