Papa Francesku lau dhe puthi këmbët e 12 të burgosurve të enjten, në një shërbim tradicional, duke u thënë atyre të shmangin çdo strukturë hierarkie ose ligjin e më të fortit në burg, dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin.
Paraardhësit e Françeskut mbanin ritin tradicional të së enjtes së Shenjtë në një nga bazilikat e mëdha të Romës, duke larë këmbët e 12 priftërinjve. Por, për të theksuar simbolizmin e shërbimit, Papa aktual e transferoi atë në vendet e e vuajtjes së dënimit, si burgjet, qendrat e emigrantëve apo azilët e pleqve.
Ai udhëtoi këtë vit në një burg në qytetin Velletri, rreth 40 km në jug të Romës. Është hera e pestë që nga zgjedhja e tij në vitin 2013, që ai ka mbajtur shërbimin, i cili përkujton gjestin e Jezuit që iu përul apostujve të tij, natën para se të vdiste, në burg.
Papa Francesku u tha të burgosurve se në kohën e Jezusit, larja e këmbëve të vizitorëve ishte punë e skllevërve dhe e shërbëtorëve.
“Ky është rregulli i Jezusit dhe sundimi i ungjillit. Rregulli i shërbimit, jo domosdoshmëri apo poshtërim i të tjerëve “, tha ai.
Nga të burgosurit meshkuj, këmbët e të cilëve lau Papa, ishin nëntë italianë, një brazilian, një maroken dhe një nga Bregu i Fildishtë. Vatikani nuk i tregoi fetë e tyre.
Në të kaluarën, katolikët konservatorë kritikuan Papën për larjen e këmbëve të grave dhe të të burgosurve myslimanë.
Burgu i Velletrit, i cili është i mbipopulluar si shumica e burgjeve italiane, kryesisht mban të huaj për krime të zakonshme, por një seksion mban një grup që kanë bashkëpunuar me hetuesit dhe kanë mbrojtje të veçantë.