Fjalë Kyçe

Para takimit Biden – Putin, NATO me “prova gjenerale” në Atlantik

Para takimit Biden – Putin, NATO me “prova gjenerale” në Atlantik

Anija luftarake britanike HMS Queen Elizabeth ka udhëhequr një flotë prej 19 anijesh të tjera të NATO-s në Oqeanin Atlantik, në një stërvitje të përbashkët para dërgimit të të gjitha mjeteve luftarake në Detin e Zi, pak ditë para takimit të shumëpritur mes Joe Biden dhe Vladimir Putin.

Anija britanike, me vlerë 3 milionë paund, kryeson me krenari flotën e Marinës Mbretërore.

Asaj iu bashkuan anije nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera pjesë të NATO-s, në një stërvitje të nisur që javën e kaluar.

Gjithashtu, pjesë e stërvitjes detare janë edhe nëndetëse, destrojerë dhe fregata, si dhe avionë luftarakë F-35B të Forcave Ajrore Mbretërore, Avionë F-16 Falcon të Portugalisë dhe F-18 Hornet të Spanjës.

NATO po zhvillon stërvitje të ndryshme ushtarake në disa shtete të Europës, përfshi edhe Shqipërinë, në kuadër të “Defender Europe 21”, shkruan a2news.