Studimet ndërkombëtare shpjegojnë së në shtator ka ndodhur rritja më e madhe e çmimeve që prej një dekade.
Kosovarëve po u kushtojnë më shumë, produktet që po i blejnë në markete.
Çmimet e artikujve ushqimorë janë rritur shumë.
Rritjen me të madhe e kanë pësuar vajrat dhe yndyrat ushqimore.
Këtë rritje e ka shpjeguar edhe Shefi i Divizionit të Statistikave të Çmimeve, Ibish Asllani.
Asllani ka theksuar se rritja e çmimit të lëndës së parë ka shkaktuar shtrenjtimit e këtyre produkteve.
E krejt këtë barrë të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore edhe me të rëndë po e bën shtrenjtimi i derivateve.
Megjithate shefi i divizionit te statistikave shprehet se kjo rritje është normale bazuar në trendet botërore
Ekspertët thonë se rritje të lehte çmimesh do të ketë edhe në muajt në vazhdim./t7