Fjalë Kyçe

Parashikimi i astrologut italian Paolo Fox, për ditën e martë 14 janar 2020

Parashikimi i astrologut italian Paolo Fox, për ditën e martë 14 janar 2020

DASHI

Gjërat nuk po kthehen në drejtimin e duhur në këtë ditë. Dicça nuk shkon dhe tensioni ndihet, ka paqartësi për t’u kapërcyer. Sikur të mos mjaftonte kjo, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditë trazirash më të mëdha, veçanërisht në vendin e punës. Ju mendoni se po bëni gjëra të panevojshme dhe dëshironi të hiqni qafe këto detyra.

DEMI

Ju keni një dëshirë të madhe për të folur dhe kjo vlen edhe për ditën e mërkurë, ka disa çështje të pazgjidhura që ju duhet t’i përfundoni. Ndryshime priten në aktivitetin profesional, por edhe në shtëpi, ka referenca të reja. Në dashuri përpiqeni të jeni konsistentë, por personi tjetër i shpëton kërkesave tuaja.

BINJAKET

Gjendja juaj nuk është më e mira në këtë ditë, por është vetëm një re kalimtare. Mund të ketë kontraste për të kapërcyer në dashuri, personi për të cilin kujdeseni është shumë larg dhe ju i mungoni atij, ose ai është shumë afër, në çdo kuptim, dhe ju mbyt. Ju duhet të përdorni mendjen. Mundohuni të qëndroni të qetë në punë.

GAFORRJA

Ka njerëz që ju rrethojnë që janë pak të besueshëm, gjë që ju shqetëson. Nëse punoni në një grup, do të dëshironit të bënit diçka vetë, nëse ka probleme ekonomike ose ligjore, shtyni për të dalë sa më shpejt që të jetë e mundur. Për fat të keq, mendoj se do të jetë shumë e pamundur që të keni mundësi të merrni një vendim përpara marsit. Vlerësoni me kujdes situatën.

LUANI

Po hyni në një javë të rëndësishme! Gjithmonë duhet të rrethoheni me njerëz pozitivë dhe yjet do ju ndihmojnë. E hëna dhe e marta janë ditë të forta, absolutisht për t’u shfrytëzuar, sepse atëherë mes të mërkurës dhe të enjtes do të ketë një rënie të vogël. Jeni shumë të shqetësuar dhe nuk po pushoni sa duhet. Nëse duhet të flisni për punën, mbase të filloni projekte të reja, bëjeni atë brenda të martës sepse mund të merrni diçka më shumë. Yjet janë pozitivë edhe në dashuri, duket se keni kapërcyer një krizë e cila ju mundon që nga fundi i dhjetorit.

VIRGJERESHA

Dita me rënie të humorit. Për fat të mirë, që nga e mërkura nis rimëkëmbja, pasi diçka interesante mund të ndodhë, që lëviz ujërat. Situatë pozitive në dashuri, nëse jeni çift ka projekte të forta dhe konkrete. Sidoqoftë, herë pas here mund të shfaqet një ndjesi e të ndjerit jo mirë, një ankth i vogël për shkak të frikës se mos nuk ia dilni dot, por do të ketë ngjarje pozitive në ditët në vijim.

PESHORJA

Ju jeni të zënë me shumë gjëra këto ditë. E marta është shumë e favorshme, aq sa të gjitha situatat duket se po shkojnë në rrugën tuaj. Nuk mungojnë dyshimet e sjella nga Jupiteri dhe Saturni, por ju ftoj të shikoni me optimizëm perspektivën e së ardhmes. Qëndroni larg situatave stresuese.

AKREPI

Nuk është një ditë e favorshme, jeni shumë të mërzitur, të tensionuar dhe të shqetësuar, një nervozizëm i shkaktuar nga të qenit vazhdimisht në qendër të polemikave. Nëse kohët e fundit keni rënë në dashuri me një person, jeni të pavendosur nëse do të vazhdoni lidhjen apo jo. Ju ndiheni jo rehat, por jeni të detyruar të qartësoni gjërat.

SHIGJETARI

Ju ndjeheni nervozë dhe të shqetësuar, në këtë gjendje ka të ngjarë të thoni gjëra të rënda, pa kontrollin që deri më tani keni provuar se e ruani, në punë dhe në dashuri. Do të dëshironit të shanit dikë, nëse humbni durimin. Më mirë të qëndroni larg çdo diskutimi dhe ushtrimi fizik, të paktën deri të enjten.

BRICJAPI

48 orë të favorshme janë duke pritur për ju, ju keni një dëshirë të madhe për të sqaruar dhe krijuar situata dhe kushte të qëndrueshme, ju doni të gjeni emocione pozitive. Përveç një rënie të vogël fizike që pritet të enjten dhe të premten, gjëra të bukura do të ndodhin këtë javë, veçanërisht në sferën e punës. Ata që jetojnë një marrëdhënie të shkëlqyer dhe të fortë mund të shkojnë të jetojnë së bashku ose të martohen.

UJORI

Eshtë një ditë që lind mirë, duket se mund të gjeni frymën e duhur, atë aventureske që karakterizon jetën tuaj. Eshtë koha për të nxjerrë ëndrrat nga sirtari dhe për të zbatuar një plan. Ditë të mira edhe të enjten e të premten. Në pranverë, Saturni i favorshëm do t’ju lejojë të arrini objektivin.

PESHQIT

Pavarësisht Hënës në kundërshtim, planet tuaja nuk ndalen. Pra, një ditë e favorshme mbetet ajo e martës, ku ju jeni ndër shenjat më të mira. Kohë pas kohe ju duhet të ngrini zërin për të vënë rregull tek njerëzit që nuk sillen mirë ndaj jush. Nëse një krizë po vazhdon në dashuri ose ka mungesë energjie, duhet të pararendni për të shmangur kolapsin në pranverë. / meb.al