Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vazhdim

Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vazhdim

Të mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat mund të kushtëzojnë ndonjë fjollë sporadike bore. Acar në mëngjes.

Temperatura minimale deri në -4 gradë Celsius. Dita me rritje të temperaturave, por mbetet ende ftohtë për këtë periudhë kohore me temperatura maksimale deri në 11 apo 12 gradë Celsius.

Të enjten prapë shtim i vranësirave dhe ardhja e një fronti të ri të ftohtë ajror. Priten reshje lokale shiu e në viset kodrinore-malore reshje bore. Reshje paksa më intensive priten orëve të vonshme të pasdites dhe mbrëmjes.

Të premten pa reshje dhe ktjellim i motit orëve të pasdites.

Të shtunën reshje prapë reshje lokale, por jo të shumta.

Nga e diela përmirësim i motit dhe pranvera kthehet ashtu siç i ka hije./MeteoBallkan